Të marrim shembull Hasanbegun si bashkohen partitë

453
fresco

Hasanbegu trasoi një tjetër rrugë në zgjedhjet lokale të tetorit duke bashkuar gjithë konkurentët politikë shqiptarë në një listë të përbashkët në Komunën e Gazi Babës.Por ky mision nuk do arrihej pa një ndërmjetësues.Ka qenë Bashkësia lokale ajo që ka unifikuar qëndrimet e forcave politike shqiptare atje transmeton Faktiditor.ch.

Të gjithë kryetarët e Degëve ne Hasanbeg, Lëvizja Besa me Fatmir Shaqiri, BDI me Ali Sadikun dhe ASH me Shefik Ukiqi njëzëri janë bashkuar dhe kanë vendosur që në zgjedhjet lokale të dalin me listë të përbashkët për këshilltarë komunalë ndërsa këtu një rol ka patur edhe sekretari i Bashkësis Vendore me një gjest të rrallë për të bërë bashkë partitë në një moment kur ata më shumë se asnjëherë janë të përçara me njëra tjetrën në zona të ndryshme në nivel shteti./Faktiditor.ch/.

Comments