Të martën ngritet “muri” i ri në Mitrovicë

317
fresco

Në pjesën veriore të Mitrovicës është larguar muri, të dielën. Por ai do të zëvendësohet nga ndërtimet e reja.

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakic ka thënë për mediet serbe se që nga e marta do të fillojë ndërtimi i strukturave të betonit që do të jenë më të forta se muri, i cili është larguar tashmë.

Ai shpjegoi se struktura e re do të jetë e fortë, 70 cm e lartë dhe 120 cm e gjerë. Kjo strukturë, siç ka thënë Rakic do të garantojë sigurinë e qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, shkruan Gazeta Fjala.

Rakiç theksoi se struktura mbështetëse do të jetë e integruar plotësisht me projektin e ndërtimit të një zone të këmbësorëve në rrugën Mbreti Peter I.

Comments