Të paktën 30 të vdekur nga zjarri në Kaliforni

101

Moebel THEMA

Të paktën 30 persona gjetën vdekjen mbrëmjen e së shtunës nga një zjarr që shpërtheu të premten në mbrëmje pranë San Françiskos në një godinë ku po zhvillohej një festë, njoftojnë autoritetet, të cilat dyshojnë se bilanci mund të rëndohet akoma.

Deri tani numri i viktimave të zjarrit që shkatërroi një atelie artistësh në Okland, në Californie ka arritur në 30 të vdekur, bëri të ditur sot rreshteri i policisë, Ray Kelly.

«Kemi numëruar 30 trupa pa jetë, por ky bilanc do të vazhdojë të rritet», paralajmëroi Kelly në një konferenë shtypi.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Disa dhjetëra persona ndodheshin atje për të marrë pjesë në një festë ku interpretonte Golden Donna, i njohur ndryshe si Joel Shanahan, transmeton atsh.

Festa u shndërrua në një katastrofë. Zjarri që ra në Okland konsiderohet tashmë si një nga më vdekjeprurësit e 20 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Comments