Të paktën 32 të zhdukur pas shirave të tajfunit “Megi” në Kinë


Të paktën 32 persona rezultojnë të zhdukur sot në Kinën Lindore pas shirave të rrëmbyeshëm të tajfunit “Megi” që shkaktuan rrëshqitje të tokës duke shkatërruar dhjetëra shtëpi në disa fshatra, njoftoi media vendase.
”Punëtorët e shpëtimit po kërkojnë në rrënojat e fshatit Sucun, në provincën Zhejiang, me shpresën për të gjetur 26 persona të zhdukur”, njoftoi agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.
“Gjashtë persona në fshatin Baofeng të qarkut Wencheng janë gjithashtu të humbur, pasi shtëpitë e tyre u shkatërruan nga një shkarje dheu”, tha Hsinhua.
Një shkarje dheu vrau një person në provincën fqinje të Fujianit pasi tajfuni “Megi” shkaktoi edhe erëra me shpejtësi deri në 118 kilometra në orë.