Të paktën 80 automobila mbrëmë janë djegur në qytetet suedeze Geteborg dhe Trolhaten…
Piromanët kanë vepruar njëkohësisht në disa rajone.
“Kishim periudhë me zjarre të mëdha, por në një natë për një kohë kaq të shkurtër të ketë zjarr në shumë vende të ndryshme, nuk mbajë mend një gjë të tillë”, deklaroi zëdhënësja e policisë në Suedinë Perëndimore, Ula Brem.
Policia supozon se aksioni me siguri ka qenë i koordinuar përmes rrjeteve sociale.
Sipas dëshmitarëve okularë automjeteve u është vënë flaka nga persona të veshur me rroba me ngjyrë të errët dhe me kapela. Ata kanë pasur kova me benzinë dhe shkopinj bejsbolli me të cilët i kanë thyer xhamat e automobilave.
Policët të cilët u kanë ndihmuar zjarrfikësve janë sulmuar me gurë.
Kryeministri suedez Stefan Loven deklaroi se është “me të vërtetë i zemëruar” dhe se “shoqëria duhet të reagojë në mënyrë vendimtare”.