Të premten në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për pastrimin e vendit

254
fresco

Sot është diskutuar për mbrojtjen e mjedisit ku është marë vendim që në këtë të premte në Xhamitë e Kosovës të bëhet thirrje për pastrimin e vendit të shtunën, njofton Klan Kosova.

Myftiu Naim Tërnava tha se pastërtia është edhe njëra prej virtyteve ma të mëdha të fesë dhe tha se e përkrahin këtë iniciative duke e konfirmuar se të premten do të bëhet thirrje besimtarëve për ta pastruar Kosovën.

Ushtruesi i detyres së ministrit të ambientit poashtu tha pothuajse të njëjtat gjëra duke e falënderuar Bashkesine Islame për bashkëpunimin.

Ndërsa Luan Hasanaj nga Let’s do it Kosova i bëri thirrje edhe bashkësive të tjera fetare për të bashkëpunuar në iniciativa të tilla.

Comments