Të rinjtë e VMRO-s: LSDM po na kërkon ta mësojmë shqipen



Zhvillimi i arsimit dhe ndërtimit të Republikës së Maqedonisë si një vend i bazuar në dituri, shkencë, teknologji informative dhe inovacione është përcaktimi i fuqishëm në politikat e VMRO-DPMNE-së. Një shtet i fuqishëm është me një rini të arsimuar, thuan nga Forumi rinor i VMRO-DPMNE-së.
“Në atë drejtim gjatë viteve të fundit si parti e cila po udhëheq me qeverinë kemi realizuar dhe ende jemi duke realizuar shumë projekte, masa, aktivitete dhe reforma të cilat siguruan dhe ende do të sigurojnë definicione të shumta, përparësi dhe mundësi të reja për të gjithë të rinjtë. Neve sidomos na vjen mirë që të gjitha ato projekte vijnë direkt nga komunikimit me të rinjtë.
Në anën tjetër, përderisa VMRO-DPMNE-ja po investon miliona euro në arsim dhe po zbaton projekte, LSDM-ja po dëshiron që të zbatoje dygjuhësinë që të rinjtë të mësojnë në gjuhën shqipe. Kjo u tha qartas dhe me zë nga lideri partiak i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili për shembull e merr vajzën e saj e cila duhej që të mësonte në gjuhën shqipe.”, deklaruan ndërmjet tjerash nga Forumi Rinor i VMRO-DPMNE-së.