Të rinjtë evropianë për zgjedhjet e 11 dhjetorit

163

den-na-evropa

Zgjedhjet e caktuara për më 11 dhjetor u mundësojnë njerëzve në Maqedoni mundësi për fillim të ri dhe bashkim të të gjitha forcave demokratike. Para së gjithash, u ofrojnë mundësi të zgjedhin drejtim për ardhmërinë e shtetit të tyre.

Këtë në deklaratë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në maqedoni e porositin degët rinore të tetë partive politike evropiane dhe atë: EFAy – Aleanca e lirë evropiane e të rinjve, FYEG – Federata e të gjelbërve të rinj evropianë, IFLRY – Federata internacionale e liberalëve të rinj, IUSY – Unioni internacional i degëve rinore socialiste dhe socialdemokrate, JEF – Federalistët e rinj evropianë, LYMEC – organizata rinore e liberalëve evropianë, LYMEC – Demokratët e rinj për Evropë dhe YES – Socialistët rimor evropianë.

Deklaratën e mbështeti edhe Forumi rinor evropian (EMF), trupi më i madh përfaqësues për të rinj në Evropë ku bën pjesë edhe Këshilli rinor nacio0nal i Maqedonisë.

“Zgjedhje të lira dhe të drejta janë pariemt themelore për ndërtimin e shtetit demokratik. për këto parime nhuk negociohet dhe duhet të respektohen nga të gjitha partitë politike. Sigurimi i listave të pastra zgjedhore dhe parandalimi i manipulimit të trupit votues, duhet të jetë prioritet, me qëllim që të sigurohet jo vetëm transparencë dhe përgjegjësi, por fillimisht legjitimitet i procesit zgjedhor”, porosisin të rinjtë evropianë.

Me rëndësi thelbësore është, shtojnë, qytetarët e Maqedonisë të kenë më shumë obsione të ndryshme nga të cilat ata vetë do të mund të zgjedhin çfarë jete dhe sistemi dëshirojnë për shtetin e tyre.

Si njerëz të rinj,l potencojnë, të cilët jo vetëm që jetojnë sot, por edhe bartin përgjegjësitë e vendimeve të sotme në të ardhmen, bëjmë thirrje të gjitha partive dhe të gjitha institucioneve dhe organizatave relevante që kolektivisht të sigurojnë që qytetarët në maqedoni të jetojnë në demokracinë e cila paraqet të drejtë[ të tyre të garantuar kushtetuese.

Comments