Të shtëna armësh tek stacioni i autobusëve në Prizren



Me ta vërejtur ngjarjen qytetarë të shumtë kanë thirre policinë duke e ndihmuar me informacione për personin e armatosur i cili shumë shpejtë është arrestuar dhe i është sekuestruar arma me dy fishekë në karikator.
Sipas informatave të para të Policisë, thuhet se cak i kësaj ngjarje dyshohet të jetë një qytetar i cili në këto momente po merret në pyetje nga hetues të stacionit policor në Prizren për të mësuar më shumë rreth rastit. Për tani mund të themi se i dyshuari dhe viktima njihen në mes vete.