Të shtëna me armë automatike në Shkup
Të shtëna me armë automatike janë dëgjuar sonte në Shkup, raporton Gazeta Lajm.
Rreth orës 22 e 45 minuta është dëgjuar një rafal i gjatë të shtënash, por nuk dihet saktë se në cilën pjesë të Shkupit ka ndodhur.
Të shtënat me revole, ndonjëherë edhe me automatik janë të zakonshme në Shkup gjatë sezonit të dasmave, por rafali i dëgjuar sonte ishte më i gjatë dhe i pazakonshëm për gazmende familjare.