Të shtëna me armë në Gjermani; 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

224
fresco

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë mbetën të plagosur nga një sulm me armë në një diskotekë në qytetin Constance të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Sipas mediave thuhet se agresori u qëllua nga policia ndërsa largohej nga klubi i natës. Ai mbeti i plagosur në një shkëmbim zjarri me policinë dhe vdiq në spital si pasojë e plagëve.

Ndërkohë njëri prej të plagosurve është oficer policie, i cili ka qenë në krye të detyrës kur është qëlluar dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve edhe roja i sigurisë ishte qëlluar ndërsa kishte tentuar të ndalonte sulmuesin. “Klientët e pranishëm në diskotekë arritën të shpëtonin veten duke u larguar jashtë ose duke u fshehur” tha një zëdhënës i policisë. Motivet e krimit mbeten ende të panjohura. Policia rrethoi menjëherë zonën, në terren u pozicionuan edhe forcat speciale.

Comments