Të shtëna me armë para shtabit të LSDM-së në Strumicë, dy polic të lënduar

172

str

Të shtëna me armë zjarri  janë dëgjuar sonte  në shtabin partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë, njofton TetovaSot.

Ngjarja ka zgjatur  rreth dy orë. Ajo filloi menjëherë rreth orës 18 sonte kur dy inspektorë në rroba civile kanë shkuar  kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale i cili ka punuar në Komunalec në Strumicë, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendgjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tyre dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së.

Në turmën e njerëzve janë sulmuar dy polic të cilat me lëndime janë transferuar në spital, paraprakisht ata kanë shtënë me armë në ajër.

Kur policia ka marrë përforcimin nga ekipet shtesë, i akuzuari ka deklaruar se po e arrestojnë sepse është aktivist i LSDM-së.

Nga policia nuk ka ende informata zyrtare, përveç vërtetimit se policët janë në spital.

Comments