Të shtëna me armë zjarri afër një pompe në Prishtinë

237

Në orët e mbrëmjes së sontme në një nga pompat e derivative janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Flora Ahmeti nga policia në Prishtinë tha se kanë pranuar një informatë të tillë, shkruan lajmi.net

Ajo tha se nga ky rast nuk ka persona të lënduar dhe se ata po punojnë për zbardhjen e rastit.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një pompe derivatesh, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast nuk ka ndonjë person të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që prezenca e njërit prej personave të përfshirë në rast është siguruar nga ana e policisë”, tha Ahmeti./Lajmi.net

Comments