Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona



Policia e Kosovës konfirmoi për Telegrafin se dy persona janë plagosur të hënën te parku i qytetit në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa Policia ende është në vendngjarje.
Nuk dihen motivet e rastit. /Telegrafi/