Të shtëna me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dyshohet për dy persona të plagosur

128

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur pak më parë në rrugën “Qamil Hoxha” Prishtinë.
Sipas informacioneve disa persona janë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të njëri-tjetrit.

Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë ende detaje shtesë.

Në vendin e ngjarjes raportohet të kenë dalë edhe ekipet emergjente dhe se si pasojë e të shtënave ka edhe persona të lënduar./Lajmi.net/

Comments