Të të mungojë dikush në festë

439

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300
Urim SALIHU

Eshtë festë .Pasi të bëhen lutjet e mëngjesit njerëzit do vazhdojnë të vizitojnë varrezat për të respektuar të shtrenjtit e tyre që nuk janë më.Do luten për t’a, është momenti për ti kujtuar,për të ndjerë praninë me njëri-tjetrin.Shpirtërat koorespondojnë me njëri-tjetrin ndërsa dashuritë për njerëzit që nuk jetojnë mbeten të përhershme.Më pas të gjithë do shkojnë për të vizituar të afërmit.Kjo është madhështia tjetër e një feste që përvecse vlerave fetare ka edhe lidhjen , afërsinë, dashurinë e pafund që njeriu ka me njëri-tjetrin.Por të gjithë njerëzit nuk do jenë njësojë.Ky vit i tragjedisë së vërshimeve ka lënë shumë dhimbje të thella.Do të jetë hera e parë që shumë do ndjejnë mungesën shkatërruese .Në tavolinat e mëngjesit të kësaj feste disa do mungojnë.Me kalimin e viteve njerëzit mësohen me këto mungesa por hera e parë është më tunduese, një dhimbje që nuk kapërdihet lehtë.Në këtë festë do mungojnë edhe fëmijë jeta e të cilëve u këput herët.Atje diku nën rrënoja, në fshehtësitë e tokës është Elifi që nuk është gjetur akoma.Do na mungojë të gjithëve si gjithë të tjerët që përherë të parë pas tragjedisë së vërshimeve nuk do jenë me praninë fizike.Do mungojë edhe Almiri i vogël që vetëm katër vite e pa dritën e jetës dhe më pas një vrasës ia ndali atë.Një copë e vogël në atë tryezë me plot trishtim do shfaqet imazhi dhe buzëqeshja e tij prej fëmije.
Festat do të vijnë dhe shkojnë midis dashurive për të gjallët dhe trishtimin kur shohim se dikush na mungon, se dikush i varfër me tavolinat e zbrazura do vuajë, se dikush humbi më të shtrenjtit do ndjejnë zbrazëtirën që asgjë në botë nuk e përmbush.

Comments