Të ” zhdukurit ” u shfaqën në Universitetin e ri .Mjaftë më!

225
fresco

13095911_10154786229909348_4504956497971949121_n-1-300x300
Urim SALIHU
Dua disa emra mos i shoh kurrë në Universitetin e ri.Ata janë të shterrur, janë hijet e së shkuarës.Më kallin datën , nuk i duroj më karakteret e tyre, as fytyrat që më kanë lodhur duke i parë dikur ekraneve.E dij se edhe ju ndjeheni njëjtë .Them të reagojmë tani sepse nesër jemi përpara një rrënimi të ri.Ata do zënë rrënjë dhe më pas do krijohen klane të reja të veshur me tituj.
I pari e cmoja idenë e krijimit të një universiteti sepse është madhështore të kesh tempujt të tillë të perspëktivës, dijes, por kur i pashë emrat e stafit dhe ligjeruesve u bëra për infuzion.Ata emra nuk i duron më koka ime.
Fëmijët e mij do ti dërgoja në zonat më të varfëra të botës ta ndjenin peshën e një persekutimi se sa ti lejoja që ata të jenë ligjeruesit e tyre , aq më keq drejtuesit e tyre.Cfarë kanë për tu treguar ata që me vite na mbajtën peng zhvillimin tonë.Ata përflitet se janë ish politikanë të dështuar.Si ka mundësi t’i lejojmë që ata ti mësojnë fëmijët tanë .Si mund që ata të shfaqen sërish në këtë mënyrë kaq tinzare , si mund të shpërfaqen kur ne nuk i dinim a ekzistojnë më.Por ja, u shfaqën me fytyrat e tyre që nuk skuqen, me faqet e tyre të kuqe si dielli në perëndim sepse kanë bërë jetë prej mbreti.Kishin gjithcka por vetëm një gjë u mungoi, pjesa më e rëndësishme e organizmit -truri.O zoti im më mirë rrënoje këtë tokë dhe ndoshta prej fillimi më pas do të lind dicka.Mjaftë më me të tillë njerëz.Nuk mundemi më.Nuk i dijmë si i morrën titujt e doktoraturave , nuk e dijmë si zhduken dhe shfaqen sakaq.Ata që rrënuan të shkuarën tonë, duan të na rrënojnë të ardhmen.Mos ti lejojmë që ata të jenë ” mësuesit” e fëmijëve tanë sepse do të shkatërrojnë edhe një brez.Mos të lejojmë krijimin e ” bandave ” universitare sepse më pas me dhunë do ndryshohen sërish rektorët sic ka ndodhur shumë herë.Tua ndalim rrugën.Ka mjaftë të rinj edhe në BDI të talentuar, edhe në PDSH, të talentuar edhe te BESA te LRPDSH, te RDK.Tua japim mundësinë.Kanë dicka të re për të ofruar.

Comments