Tekstet shkollore në Maqedoni kanë gabime të shumëta (Video)

133

Moebel THEMA

Skandalet me tekstet shkollore nuk kanë fund. Përveç teksteve ofenduese dhe me informata të gabuara për shqiptarët, së fundmi janë paraqitur edhe libra me gabime skandaloze profesionale. Gabimet më të reja hutojnë nxënësit që në hapat e parë të shkollës duke i mësuar ata gabimisht për emërtimet e kafshëve dhe insekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Tv Shenja, në një tekst i denoncuar nga prindër të vetë nxënësve, për të cilin thuhet se është nga libri “Dituri natyre” për klasën e dytë, haset një gabim skandaloz rreth gjallesave. Në këtë tekst, në një fotografi ku janë paraqitur një grup insektesh të cilat në titull të temës quhen “kafshë të vogla”.

Më pas pasojnë edhe detyra-ushtrime të cilat duhet t’i kryejnë nxënësit ku janë parashtruar tre pyetje.

Edhe disa nga pyetjet janë të palogjikshme ku dy prej tyre ndryshojnë në formulim, por kanë kuptim të njëjtë. “Numëro këmbët e secilës kafshë” është pyetja e parë, ndërsa pyetja e dytë kërkon që të përcaktohet numri i këmbëve te secila kafshë.
Këto gabime vijnë pas premtimeve të njëpasnjëshme nga Ministria për Arsim dhe Shkencë për kontroll të teksteve shkollore dhe për eliminimin e të gjitha gabimeve përmbajtësore dhe të llojeve të tjera. U premtuan edhe komisione recenzuese, që në kohën kur për herë të parë në opinion u publikuan tekstet veçanërisht nga lënda e historisë dhe gjeografisë, të cilat kishin përmbajtje ofenduese për shqiptarët.

Në shumë tekste emërtimet e personazheve ishin kryesisht me emra maqedonas, në disa të tjerë emrat e shqiptarëve përmendeshin si shembuj negativ, ndërsa në librat e historisë, kishte të dhëna të rrejshme dhe ofenduese për shqiptarët origjinën dhe historinë e shqiptarëve.

Th

Comments