Telashe te Reali, pas Bale edhe një lojtar tjetër refuzon largimin

441

Në listën e të padëshiruarave të trajnerit francez, janë disa lojtarë, përfshirë Gareth Bale dhe Mariano Diaz.

Pas Bale që disa ditë më parë bëri të ditur se nuk dëshiron të largohet nga Bernabeu, një qëndrim të tillë ka vendosur ta mbajë edhe Mariano Diaz, shkruan Ondo Cero, përcjell lajmi.net.

Pavarësisht ardhjes së Luka Joviç nga Eintracht Frankufrut dhe qëndrimit të Karim Benzemas, Mariano ka vendosur të qëndrojë për të luftuar për mundësitë e tij.

Diaz te Real Madrid ishte transferuar verën e kaluar nga francezët e Lyon.

Comments