Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë, iu kërkohet të luajnë pa simbole

278

Spanja vazhdon të ketë qëndrim diskriminues ndaj sportistëve kosovarë dhe një gjë e tillë po ndodh edhe tani.

Këtë fundjavë në Guadalajara të Spanjës mbahet Kampionati Mesdhetar i karatesë.

Sipas asaj që raporton KOHA, organizatori po insiston që karateistët kosovarë të paraqiten pa simbole shtetërore.

Kjo nuk po pranohet nga drejtuesit e delegacionit kosovar.

Goditja më e madhe vlerësohet për karateistët kosovarë, që janë dhjetëra.

Shumica prej tyre kanë udhëtuar me autobusë për në Spanjë, mbi 40 orë. Dhe tani rrezikojnë të kthehen pa garuar fare.

 

Comments