Telefonat e ardhshëm të Samsung do të kenë 8GB RAM



Gjatë javëve të fundit, të gjithë e kanë kritikuar Samsung për shkak të problemeve me Galaxy Note 7, pajisje kjo që vazhdoi të shpërthente gjithandej nëpër botë.
Pavarësisht se ky celular i solli probleme kompanisë, Samsung po dëshiron që ta tejkalojë këtë duke bërë atë çfarë di më së miri: të krijojë një sistem të ri në teknologjinë e çipave dhe memorieve.
Samsung ka njoftuar sot se është duke ndërtuar çipa të rinj të memories, transmeton Gazeta Express.
Kompania pritet që ta prezantojë çipin e parë me 8GB të paketës DRAM, me teknologjinë e avancuar prej 10-nanometrave. DRAM me 8GB operon në deri 4,266 Mbps dhe pritet që të përmirësojë dukshëm përvojën në celularë, sidomos në ata celularë që kanë ekrane të mëdha Ultra HD.