Telefonatat e kujt i ka refuzuar dje Vuçiq

562
fresco

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetarit se me kë ka biseduar me telefon lidhur me arrestimin e Marko Gjuriqit në Kosovë.Vuçiq në pres-konferencën e mbrëmshme pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka refuzuar të tregojë nëse ka folur me presidentin e Rusisë Vladimir Putinin.“Më të lehtë do ta kisha sikur ta lexoja listën e atyre me të cilët nuk kam dashur të dëgjohem dhe me të cilët nuk do të bisedoj. Disi nuk jam i interesuar pas gjithë atyre rrenave të tyre”, ka thënë Vuçiq.

Mediumet serbe, siç ka njoftuar Gazeta Express, menjëherë pas arrestimit të drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, lajmëruan se presidenti serb është lidhur me telefon me Putinin, por Vuçiqi këtë as e konfirmoi e as e përgënjeshtroi informatën.Më parë ai kishte folur me shefen e diplomacisë së BE-së Federca Mogherini, e cila këtë e kishte konfirmuar në Tvitter.

Comments