Telekom Maqedoni me iniciativë të Nazim Bushit, nënkryetar të bordit Drejtues, dhuron 30 mijë Euro në Hasanbeg



Telekom Maqedoni sot ka marrë vendim që të ndajë një shumë prej 30 mijë eurove për vërshimet që ndodhën ditë më parë në Shkup, njofton TetovaSot
Këtë e konfimron Nazim Bushi, nënkryetar i Bordit të Drejtorëve Telekom Maqedoni. Bushi shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta ndaj familjeve të viktimave dhe apelon edhe te të tjerët që t`i dilet në ndihmë banorëve ë Hasanbegut. “ Është koha të mos rrimë duarkryq, por t`i dalim në ndihmë banorëve të dëmtuar nga vërshimet. Ngushëllime për familjet e viktimave. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush”, deklaroi Bushi.