
Kompaninë prestigjioze të Kosovës ” Meka Halal Food” e ka vizituar njëri ndër televizionet prestigjioze austriake ORF bashkë me gazetarin Christian Ferdinand Wehrschutz informon Faktiditor.ch.Kjo është konfirmuar edhe nga vetë pronari i kësaj firme Burim Piraj i cili tha se ndjehet i privilegjuar nga vizita të tilla dhe shtëpi mediatike të njohura sic është rasti i televizionit ORF që gjithashtu janë aq shumë të informuar me rrethanat në Ballkan dhe me situatën në përgjithësi në Kosovë.Ata kanë bërë një reportazh duke parë nga afër gjithë veprimtarinë e kësaj Kompanie të respektuar në Kosovë dhe më gjerë.
” Meka Halal Food” njihet si një Kompani me produkte të kualitetit botërorë ” Meka Halal Food” është një kompani prestigjioze nga Kosova që njihet tashmë në mbarë botën dhe fitues të shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare .Kjo kompani ka produkte shumë cilësore nga mishi i gjedhit dhe pulës .Meka Halal Food për këto cilësi të shumta ka një histori plot gjëra pozitive, kualitet në punë e madhe dhe të kujdesshmë që bëjnë duke nisur nga pronari dhe deri tek punonjësit me të vetmin qëllim që konsumatori të jetë gjithnjë i kënaqur nga shërbimet e produkteve kualitative që ofrohen .
Kjo Kompani është e certifikuar nga Instituti HACCP-Meka Food.Po cila është rruga e suksesit ?! Eshtë e theshtë sepse është 100 përqind Hallall dhe ideale për kuzhinën e gjithësecilit .
Kjo kompani që nga viti 1992 merret me prodhimin e suxhukut, më pas të sallamit,proshutës,salsiçeve, pashtetës, rriskut të gjedhit,e së fundmi edhe gjellave të gatshme të konservuara.
Në vitin 2015 në Gjenevë të Zvicrës, MEKA u shpërblye nga organizata BID me medaljen e artë për cilësi të lartë të produkteve dhe të menaxhimit. Këtë shpërblim MEKA e fiton në konkurencë e sipër me kompani të mëdha botërore për përpunimin dhe prodhimin e mishit.Faktiditor.ch