Teli elektrik gati i rënë në Tokë , rrezikon jetën e banorëve të Hasanbegut

462
fresco

Hasanbegu nuk mund të bëjë një përjashtim përvecse të jetë ngjajshëm si zonat tjera shqiptare-të braktisura.Njerëz që përditë marrin valixhet e shpresës dhe ikin për një jetë ndryshe sepse këtu është vështirë të mbijetosh.Ditët treten dhe ngjajnë si vargjet e Ezra Paundit ” Zbrazët janë rrugët në këtë vend mbi Tokë” shkruan Faktiditor.ch.
Nuk e duan këtë gjendje, as këtë ikje masive por janë të detyruar sepse nuk besojnë më në premtime .Por Hasanbegu rrezikohet edhe nga gjëra tjera që po të duan kompetentët edhe mund të ndërhyjnë por ndoshta presin që dikush ta pësojë fatalisht .Në mes të rrugës një kabllo elektrik thuajse ka rrënë në Tokë.Ai duket si një “lavjerës” që rrezikon jetën e secilit dhe sidomos fëmjëve.

Fotografia tregon më shumë për këtë rrezik dhe ndërhyrja jo që duhet të ndodhë, por një sekond e më herët është i nevojshëm intervenimi para se gjithcka të bëhet vonë/Faktiditor.ch/

Comments