

Situata në Shkup sërish po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme. Për dallim prej para dy muajve, kur gjendja e jashtëzakonshme kanosjes për shkak të situatës politike, tani shkaku janë temperaturat. Termometrat e veturave sot në qendër të Shkupit kanë treguar temperaturë 42 gradë.
Sipas ligjit, në rast kur disa ditë me radhë shënohen temperature mbi 40 gradë, duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Mediumet dhe qytetarët në Maqedoni shpeshherë kanë shprehur dyshime se për t’i ikur shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, që sjell harxhime shtesë për shtetin, institucionet kompetente shpeshherë nuk tregojnë temperaturat e vërteta, duke i treguar më të ulëta. Duke pas parasysh se veturat moderne posedojnë pajisje preciz elektronike, mund të thuhet se matjet e tyre janë të sakta.