Temperaturat e larta, shkrirja e dëborës dhe të reshurat e shiut rritin nivelin e lumenjve në Maqedoni

165

reshje1-780x439

Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se niveli i ujit në liqenet natyrorë të Maqedonisë janë të pandryshueshëm, ndërkaq te lumenjtë është vërejtur rritje e prurjeve të ujit.

Rritje të nivelit të ujit është hasur në brigjet e lumenjve Radika, Treska, Sateska dhe Reka e Zezë. Rritje është hasur edhe te lumi Vardar.

EHM-ja udhëzon qytetarët që të jenë të vëmendshëm gjatë lëvizjes përskaj lumenjve Tresja dhe Radika, pasi që temperaturat e larta, shiu dhe shkrirja e dëborës kanë shtuar prurjet e ujit.

Comments