“Tenderët”, Kançeskës nuk i merret pasaporta

156

Gjykata Penale ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë Speciale Publike për marrjen e pasaportës të ministres për Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, dhe të dyshuarit tjetër për rastin “Tenderët”, të hapur nga Prokuroria Speciale.

Gjykata e ka quajtur të pabazë kërkesën e PSP-së. Në rastin “Tenderët” dyshohen katër persona, që të gjithë të punësuar në Ministrinë e Kulturës.

Ministrja Kançeska-Milevska dyshohet se ka bërë shkelje rreth tenderit për Muzeun e VMRO-së dhe furnizimin e ka kryer firma “Beton”-Shtip. Tenderi kap shumën prej 1 milion euro.

Comments