Tension në Kumanovë: Aktivistët përfshihen në përleshje fizike

145
fresco

Më datë 16.10.2025 në orën 11:40 të paradites në SPB të Kumanovës, A.K. (32) dhe I.S. (33), të dy nga Kumanova, kanë raportuar se në lagjen Sredorek në Kumanovë, ndërsa po shpërndanin material zgjedhor për një parti, personag S.S. dhe R.Sh. nga një parti tjetër politike janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre dhe kanë bërë kërcënime. Më pas R.Sh. i ka sulmuar edhe fizikisht.

“Po merren masa për sqarimin e rastit dhe, në koordinim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”.

Comments