Tensionet me Greqinë, Turqia mbështet Shqipërinë me 630 000 euro pajisje dhe trajnime ushtarake (FOTO)

92

Shqipëria dhe Turqia kanë nënshkruar në prill të këtij viti një marrëveshje për të ndihmuar vendin tonë me trajnime dhe pajisje ushtarake.

Ministria e Brendshme Shqiptare ka përgatitur listën me pajisjeushtarake që do të mundësohen nga Turqia, ndërsa në Shqipëri pritet të zbarkojë ushtarakë turq për të trajnuar ushtarakët shqiptarë. Edhe pse zbatimit i paktit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me kërcënimet e Greqisë, trajnimi dhe mbështetja me pajisje e Forcave të Armatosua të Shqipërisë nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, përkon me tensionimin e raporteve mes Tiranës dhe Athinës zyrtare.
Parashikimet e marrëveshjes po zbatohen në mënyrë të fshehtë, sikundër edhe parashikohen në përmbajtjen e saj.

Moebel THEMA

Konkretisht, neni 6 i marrëveshjes parashikon që palët nuk deklarojnë përmbajtjen dhe zbatimin e marrëveshjes ose të informacionit të klasifikuar që do të shkëmbehet midis palëve, te qeveria, shoqëria apo personi i një pale të tretë, pa pëlqimin me shkrim nga qeveria e Republikës së Turqisë, shkruan Shqiptarja.com.

Bëhet fjalë për një ndihmë e cila përllogaritet të jetë 2 350 000 lira turke, e cila me kursin e këmbimit me euron përllogaritet të jetë rreth 630 mijë euro.

Comments