Tensionet në prag të Demarkacionit/ Incident me armë në kufirin Kosovë-Mali i Zi

131

 

Moebel THEMA

kufiri-me-malin-e-zi

Teksa një situatë e tensionuar është krijuar në Kosovë, në pritje që Parlamenti të votojë Demarkacionin, një incident me armë është shënur në kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Gazeta Novosti raporton se disa shqiptarë kanë qëlluar në drejtim të fshatrave përreth Mokrës.

Sipas gazetës Novosti, shqiptarët kanë frikësuar fshatarët në pjesën e Malit të Zi, në malin Mokra.

Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën.

Por policia e zonës ka arritur të normalizojë situatën.

Incidenti ndodhi pak kohë pas paralajmërimit të AKSh-së, se pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit dhe në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi , pjesëtarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.

Comments