Tentim vrasje në Prishtinë: U plagosën një grua dhe një burrë, në vendngjarje u gjetën pesë 5 gëzhoja

118

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për plagosjen e dy personave dje në Bardhosh të Prishtinës.

Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur një grua dhe një burrë, të cilët sipas mjekut kujdestar ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Raportohet se plagosja e viktimave ka ndodhur kur një veturë në levizje ka gjuajtur në drejtim të tyre, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja dhe një predhë.

Moebel THEMA

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Fsh. Bardhosh, Prishtinë, 01.12.2021 – 15:20. Raportohet se të dyshuar-it, nga një veturë në lëvizje lloji i të cilit ende nuk dihet, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave mashkull dhe femër kosovarë. Si pasoj e të shtënave të dy viktimat kanë pësuar lëndime (janë plagosur) dhe janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Sipas mjekut përgjegjës viktimat janë jashtë rrezikut për jetë por trajtimin e vazhdojnë në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja dhe një predhë të kalibrit të panjohur. Në koordinim me prokurorin e shtetin janë realizuar dy bastisje, ku është arrestuar një i dyshuar tek i cili është gjetur dhe sekuestruar një revole. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Comments