Tentimi i tretë për zgjedhje, a do të dështojë sërish apo do të jetë i vërtetë?

192
fresco

Image result for kuvendi maqedonise

midle

Shpërndahet kuvendi dy herë brenda këtij viti

 

Paraprakisht dështuan tentimet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill dhe 5 qershor, për shkak se opozita akuzonte që nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje. Kuvendi u shpërbë edhe në prill të këtij viti, mirëpo VMRO-DPMNE mbeti e vetme në dëshirën për të mbajtur zgjedhje në qershor, prandaj edhe Kuvendi sërish u rikoperua

 Me 110 vota pro dhe asnjë kundër, të hënën u votua shpërbërja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Të gjitha partitë parlamentare unanimisht votuan shpërbërjen e Kuvendit, gjë që buron edhe nga bisedimet dhe Marrëveshja e Përzhinos.

Në ditët në vijim, pason procedura parlamentare pas së cilës Kryetari i Kuvendit edhe zyrtarisht do të shpallë 11 dhjetorin si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky do të jetë tentimi i tretë për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Paraprakisht dështuan tentimet për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill dhe 5 qershor, për shkak se opozita akuzonte që nuk janë përmbushur kushtet për zgjedhje. Kuvendi u shpërbë edhe në prill të këtij viti, mirëpo VMRO-DPMNE mbeti e vetme në dëshirën për të mbajtur zgjedhje në qershor, prandaj edhe Kuvendi sërish u rikoperua.

Comments