Tentoi të hynte në Gjermani me pasaportën e vëllait, kapet i riu shqiptar

402
fresco

Një shqiptar është kthyer nga Policia Federale e Gjermanisë ka arrestuar një shqiptar dhe e ka kthyer mbrapsht në Austri pasi po tentonte të hynte në Gjermani me dokumentat e vëllait.

Ai u ndalua në pikën kufitare të Schwarzbach në autostradën A8 në një autobus, ku gjatë kontrollit u vu re se pashaporta e 28-vjeçarit kishte një ndalesë për hyrjen në Gjermani.

Për këtë arsye ata e kanë marrë të dyshuarin dhe e kanë çuar në Freilassing, për hetime të mëtejme.

Duke e shikuar pasaportën më hollësisht, policët erdhën në konstaimin se ajo nuk i takonte fare personit të kapur. Ai, për udhëtimin e tij në Gjermani, kishte përdorur pasaportën e vëllait pasi kishin ngjashmëri të fortë mes tyre.

Gjatë kontrollit të shenjave të gishtërinjve, hetuesit kanë arritur ta sqarojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit./albeu.com/
Dërgoja mikut në: ViberWhatsAppFacebook Messenger

Comments