Tentoi të vetëvritej duke i vënë flakën qelisë, 43-vjeçari është i akuzuar për vjedhjen e një biçiklete

469
fresco

I denuari 41-vjeçar nga Shkodra, qe i vuri dje flaken qelise duke tentuar vetevrasjes eshte në paraburgim i akuzuar për vjedhjen e një biçiklete

Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Shënkollit në Lezhë. Burime nga Policia e Lezhës thanë se janë njoftuar për ngjarjen rreth orës 02:00, ndërsa menjëherë është shkuar pranë burgut, ku veprimet e para po i kryente Policia e Burgjeve.

I paraburgosuri që i vuri flakën qelisë, duke pësuar edhe vetë lëndime në trup, është Artur Ferketa, 41-vjeç, nga Shkodra.

Të njëjtat burime thanë se në kohën që i ka vënë flakën qelisë, brenda ka pasur edhe persona të tjerë, por ka qenë ndërhyrja e gardianëve që ka bërë të mundur parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Artur Ferketa ka marrë disa lëndime në trup si pasojë e flakëve, ndërsa më pas i është ofruar ndihma mjekësore e menjëhershme brenda ambienteve të burgut.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, për zbardhjen e së cilës është ngritur një grup hetimor, megjithatë dyshohet se 41-vjeçari mund ta ketë kryer zjarrvënien në kushtet e tronditjes së fortë psikologjike.

Comments