“Tërheqja” e njohjes, Pacolli në Madagaskar

546
fresco

  

Mediat serbe kanë raportuar gjatë ditës se Republika e Madagaskarit e ka tërhequr vendimin e saj për njohjen e Kosovës.

Një gjë e tillë është mohuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Madje, Fatmir Haxholli, këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit, ka thënë për Klan Kosovën se Pacolli është duke vizituar sot pikërisht Madagaskarin, në kuadër të mini-turneut të tij në kontinentin afrikan.

Ministri i Punëve të Jashtme, sipas Haxollit, po përpiqet të menaxhojë keqpërdorimet e lidhjeve dhe personaliteteve që bën Beogradi.

Sipas tij, Pacolli do të ketë takime me personalitetet më të larta të këtij vendi, duke filluar nga presidenti i Madagaskarit.

midle

“Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është në vizitë në Madagaskar ku edhe po takon personalitete të larta të këtij vendi, duke filluar nga presidenti i Madagaskarit, për të menaxhuar këtë keqpërdorim të lidhjeve dhe personaliteteve që bën Beogradi në këtë rast dhe raste të tjera”.

“Ministri Pacolli është në një mini-tur në vendet afrikane për t’u marrë me degradimin e fushatës së Serbisë si dhe njëkohësisht për të promovuar forcimin e lidhjeve të Kosovës me vendet afrikane, që për një kohë, në të kaluarën, nuk është se janë kultivuar si duhet”.

Behgjet Pacolli e ka nisur mini turneun e tij në vendet afrikane me  Republikën e Gambisë.

Ai ka takuar fillimisht presidentin e këtij shteti, Adama Barrow, për të cilin tha se ka dhënë një mbështetje të fortë për Kosovën dhe integrimin e saj në bashkësinë ndërkombëtare.

Më pas, Pacolli ka takuar edhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, Mamadou Tangara.

Me këtë të fundit, Pacolli ka nënshkruar tri marrëveshje që do të thellojnë marrëdhëniet politike dhe diplomatike midis Kosovës dhe Gambisë.

Comments