Tërmetet në Ballkan dukuri e zakonshme, jemi rajon aktiv sizmik

196

Pllaka kontinentale afrikane lëviz nga veriu me shpejtësi prej 4¬10 mm në vit, duke u përplasur kështu me pllakën euro-aziatike.

Kjo përplasje ka nisur para 50 milionë vitesh dhe është e lidhur me mbylljen e detit Tetis, që sot quhet Mesdheut. Shkak për këtë lëvizje dhe përplasje bëhet e ditur se janë lëvizjet edhe në koren nëntokësore.

Specialistët sqarojnë se dridhjet më të forta sizmike në Mesdhe kanë ndodhur  në jug të Greqisë nga Peloponezi deri në Kretë e më pas edhe në veriperëndim të Turqisë dhe në zonën jugore të Italisë.

Në këto rajone janë parë tërmete të fuqishme si ai i vitit 1903 në Kritera me 8.2 shkallë, më pas tërmeti i vitit 1926 në Todos 7.8 shkallë, si dhe ai i vitit 1999 në Izmit afër Stambollit me 7.6, ku humbën jetën 17 mijë njerëz.

Maqedonia ka përjetuar tre tërmete të mëdha të njohura të paktën të faktografuara, një në vitin 1518 e dokumentuar sipas historianëve të Perandorisë otomane, një në vitin 1955 dhe tërmeti katastrofal i vitit 1963, që rrafshoi gati tërë Shkupin.

Sizmologët thonë se tërmete të tilla në Maqedoni ka shpesh, një në 10 vjet përsëriten tërmete deri në 4 ballë, një në 150 vjet bien tërmete më të forta se 6 shkallë, sipas Rihterit.

Comments