Tërmetet që goditën Italinë prej vitit 2002, qindra viktima dhe miliona euro dëme

134

Moebel THEMA

termete

Më 6 Prill të 2009, në orën 3:32 të mëngjesit, një tërmet me magnitudë 6.2 shkatërroi Aquilan e disa fshatra, duke shkaktuar 309 të vdekur, rreth 2.000 të plagosur, 1.700 monumente kulture dhe historike të dëmtuara.

Goditja fatale ndodhi në thellësinë 8,8 kilometra, por ajo u parapri nga një seri lëkundjesh që ndodhën përgjatë disa ditëve.

Në Aquila, rreth 50 kilometer larg Amatrices së goditur gjatë natës nga tërmeti, u regjistrua numri më i madh i viktimave; 220. Emergjenca civile vuri në dispozicion rreth 10 mijë persona për të ndihmuar të dëmtuarit mes të cilëve zjarrfikës, efektivë të ushtrisë dhe të policisë, personel i kryqit të kuq dhe vullnetarë.

Në Emilja më 31 Maj të 2012 u ndje një tronditje me magnitudë 5.8 dhe në orët e pasditës një tjetër me magnitudë 4. Të dy ngjarjet sizmike shkaktuan 27 viktima, si dhe dëme të pallogaritshme në banesa e biznese.

Në 2002 tërmeti i Puglias, i cili tmerroi banorët me lëkundje që zgjatën 3 ditë me radhë nga 31 Tetori më 2 Nëntor, provokoi shembjen e një shkolle, ku humbën jetën 27 fëmijë dhe një mësuese.

Kjo zonë njihet për aktivietin e lartë sizmik. Tërmetet kanë rezultuar shkatërrues edhe për faktin se ndërtesat e këtyre qyteteve janë disa qindra vjeçare.

Tv Klan

Comments