Tërmeti/ 12 shtëpi në Klos kanë pësuar dëmtime, plasaritet pallati në Bulqizë, banorët kalojnë natën jashtë

173

Një tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e djeshme një pjesë të qyteteve në veri të Shqipërisë.

Sipas instituti të gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, mbrapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Moebel THEMA

Mësohet se 12 shtëpi raportohet se kanë pësuar dëmtime nga lëkundjet e tërmetit. Sipas përgjegjësit të emergjencave pranë Bashkisë Klos, Nerim Dema i kontaktuar nga mediat tha se deri tani janë 12 shtëpi të dëmtuara, ndërkohë grupi i emergjencave po vijon punën në terren për verifikimin katër njësive të Bashkisë Klos.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes vlerësohet se ka dëme materiale të lehta në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos.

Nga ana tjetër edhe në Bulqizë lëkundjet kanë qenë të forta. Mësohet se dëme material ka edhe në lagjen e Re në këtë qytet, ku banorët kanë dalë jashtë në frikë për të hyrë në shtëpitë e tyre, dhe një pallat që ka pasur shumë dëme që nga tërmeti i fortë i Nëntorit, është plasaritur edhe më shumë.

Comments