Tërmeti, 281 viktima. Qeveria 50 mln euro për përballimin e dëmeve. E shtuna Ditë Zie

419
fresco

 

midle

Qeveria italiane ka shpallur të shtunën Ditë Zie kombëtare për viktimat e tërmetit në pjesën qendrore të vendit. Si pasojë e tërmetit, deri tani raportohen të kenë vdekur 281 persona, ndërsa numri i të plagosurve është rreth 400
Që prej dy ditësh vijojnë gërmimet për gjetjen e të mbijetuarve, ne Arquatan, Acumoli, dhe Amatrice, ku nxirren trupat e pajetë, ndërsa shpresat shuhen pak nga pak për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënoja.

Nuk është e lehtë të gërmosh kur toka dridhet ende nga tërmeti që nuk kanë të mbaruar, pasi edhe gjatë natës ka pasur 40 lëkundje me magnitude 4.2 ballë.

Forcat e kërkim-shpëtimit vijuan dhe gjatë natës kërkimet mes rrënojave me pishtarë në duar, ashtu si dje. Lotë, britma gëzimi sapo dikush nxirret i gjallë nga rrënojat, siç ishet rasti i 10-vjeçares që u gjet pas 17 orësh kërkim. Familjarë rrethojnë ndërtesat e shembura në pritje të një lajmi të mirë për të afërmin e zhdukur. Kjo është drama që ka ‘mbërthyer’ prej dy ditësh zonat e prekura nga tërmeti në Italinë Qendrore, por edhe mbarë vendin.

Rreth 50 milionë euro vendosi të akordojë qeveria italiane si fond emergjence për përballimin e dëmeve të shumta.

“Rindërtimi i zonave të shkatërruara është prioriteti ynë” u shpreh kryeministri italian. “Nuk mund te harrojme se kemi nje angazhim moral drejt qytetarëve të këtij vendit. Rindërtimi është prioriteti i qeverisë tonë. Ne jemi më të mirët në botë kur vjen çështja tek menaxhimi i emergjencave, por nevojitet që të mendojmë përtej gjendjes së emergjencës. Kemi nevoje për një plan më të madh parandalimi dhe këtë do ta bëjmë së bashku” deklaroi Renzi. Shërbimet e emergjencës janë të gjithë ne gadishmëri, të plagosurit janë përcjellë në spitale, ndërsa për të pastrehët janë ngritur cadra. Tërmeti 6.2 ballë i së mërkurës në mëngjes, i cili zgjati plot 20 sekonda, u ndje thuajse në gjithë Italinë nga Bolonja, në veri të Napolit në jug, dhe dhjetëra lëkundje të tjera pasuan goditjen e madhe. Ndërkohë në Amatrice gjatë natës së kaluar janë ndjerë të tjera lëkundje të forta tërmeti.

Comments