Tërmeti në Itali,Obama-Mattarelas: SHBA, gati t’u ofrojë ndihmë

270

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka zhvilluar sot një telefonatë me homologun e tij italian Sergio Matarrela, pas termeteve që goditen Italinë.

Moebel THEMA

Presidenti amerikan ngushëlloi homologun Italian për ngjarjen tragjike ku 73 persona humbën jetën dhe mbi 150 të tjerë raportohen të zhdukur pas tërmetit që përfshihu tre qytete në Itali.

Obama shprehu gatishmërinë e SHBA për ti ofruar mbështetje Italisë. Presidenti Obama deklaroi se “Jemi gati të sigurojmë ndihma”.

Tërmeti goditi në orën 03:36 të mëngjesit 76 km në juglindje të Peruxhës me epiqendër në fshatin Akumoli. Lëkundja e parë dhe më e fuqishme u pasua nga disa të tjera prej 3,8 dhe 3,9 ballësh, duke shtuar panikun mes mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët e qytezave dhe fshatrave.

Vazhdojnë operacionet për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shumta të shembura. – See more at: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=371826#sthash.sQBmgLBI.dpuf

Comments