Tërmeti që goditi Kosovën ishte 5.1 ballë të Rihterit
Një tërmet me magnitude 5.1 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur Kosovën. Kjo është bërë e ditur nga Global Incident Map, sipas së cilës epiqendra e tërmetit ka qenë në Maqedoni.
Tërmeti ka shkaktuar panik në kryeqytet, duke bërë që disa qytetarë të dalin jashtë banesave.
Ndryshe, ky tërmet është i dyti sot për Maqedoninë, pas atij të mëngjesit me magnitude 4,0 ballë sipas shkallës Rihter.