Tërmeti tragjik, mbërrin në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore nga Shqipëria

191

Kreu i qeverisë Edi Rama, ditën e sotme ka publikuar foto të skuadrës së kërkim-shpëtimit dhe të ndihmës shëndetësore në Facebook, teksa njofton se para pak minutash ka mbërritur në Turqi.

“Mbërriti në Turqi skuadra e kërkim-shpëtimit dhe e ndihmës shëndetësore e dërguar nga shteti shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë, deri më tani ka shkaktuar mbi 5 mijë viktima, mijëra të plagosur dhe qytetarë të mbetur nën rrënoja.

Comments