Tërmkolli: Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë

545

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Tërmkolli e ka vlerësuar si shumë të rrezikshëm grumbullimin e simpatizantëve të VV’së në kryeqytet, në kohën e pandemisë Covid-19.

“Rr’noftë partia! Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë”, ka deklaruar Tërmkolli.

“Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid’ 19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë”, ka thënë ajo.

“Në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës. Pastaj, akuzojmë Rakiqin e tjerë! Mos të harrojmë: Albini dhe shumë eksponentë të VV-së janë “qiraxhinj”. Populli i Kosovës nuk ka shtet tjetër dhe shtëpi tjetër pos Kosovës dhe shtëpive të tyre në të”, është shprehur Tërmkolli.

Comments