“Terror në Mosul”, ISIS ekzekuton qindra persona përfshirë dhe fëmijë

199

Moebel THEMA

ISIS ka ekzekutuar qindra burra dhe djem të rinj duke i përdorur si mburoja ndaj forcave të koalicionit të cilat kishin avantazh në Mosul.

Grupi i terrorit përdori një buldozer për t’i hedhur trupat e pajetë në një varr masiv në kolegjin e braktisur të agrikulturës në qytet.

399A2E5900000578-3858322-image-a-33_1477131201417

Thuhet se numri i viktimave ishte 284, përfshirë dhe fëmijë të cilët ishin qëlluar.
Disa nga familjet u morën peng nga Shteti Islamik dhe u përdorën si mburoja njerëzore nga xhihadistët të cilët ishin duke u tërhequr.

399A6DE800000578-3862022-image-m-43_1477132771855
Familjet ishin duke valëvitur flamurin e kuq, por kjo s’pati asnjë dobi sepse terroristët i rrethuan në tentativë për t’u mbrojtur nga forcat e koalicioni në luftën për Mosulin në Irak.

3996C90B00000578-3858322-image-a-18_1477068956127

Gjendja e vështirë në vend është treguar nga disa foto të shkrepura, ku tregohen fëmijët duke bërë aktivitete të përditshme, si duke i dhënë biçikletës dhe futbolli, por me flakë të mëdha në prapaskenë kur ISIS kishte ndezur zjarr në fushat e tyre si pjesë e taktikës së tyre për të krijuar konfuzion nga toka./tvklan.al

Comments