Testi që do të zbulojë kancerin shumë herët
Një test i cili do të mund të zbulonte shumë kancerë para se ata të bëheshin vdekjeprurës, mund të jetë i gatshëm gjerësisht brenda dhjetë vitesh, thuhet sipas një hulumtimi të ri.
Shkencëtarët kanë bërë një studim pesë-vjeçar dhe kanë identifikuar një listë të 788 ‘biomarkerëve’ në gjak.
Këta biomarkerë janë shenja që tregojnë prezencën e kancerit në trup, edhe nëse pacienti nuk është duke vuajtur nga ndonjë simptomë.
Me këtë informacion, hulumtuesit shpresojnë të zhvillojnë një test të vetëm të gjakut i cili do të mund të zbulonte lloje të ndryshme të kancerit shumë herët.
Testi do t’ua mundësonte mjekëve që ta identifikonin kancerin para se ai të shpërndahet në trup – duke ua mundësuar pacientëve që të trajtohen menjëherë.
Ky studim u bë nga Konzorciumi për Detektimin e Hershëm të Kancerit (ECDC), një grup i 40 organizatave, duke përfshirë universitete, spitale dhe kompani ndërkombëtare.