Tetë ditë paraburgim për tre nga të arrestuarit për djegien e flamurit të Maqedonisë së Veriut

114

Tre nga tetë personat e ndaluar të cilët dogjën flamurin maqedonas do të mbahen për tetë ditë në paraburgim.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe për tre nga personat që kanë djegur flamurin e Maqedonisë së Veriut ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh. Vendimi arsyetohet me “rrezikun e arratisjes dhe përsëritjes së krimit”.

Të arrestuarit dyshohen për veprën penale të nenit 319 paragrafi 1 i Kodit Penal, lidhur me ngjarjet e djeshme ku janë prishur simbolet kombëtare dhe flamuri shtetëror. Pasditen e sotme ata janë shoqëruar nga policia në Gjykatën Penale. Për këtë vepër parashikohet dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

Comments