“Tetë muaj pa t’pa”, Fero bën urimin e ndjerë për ditëlindjen e vajzës

190
fresco

Reperi Fero mbrëmë pas mesnate ka bërë një urim emocionues për vajzën Ninën, e cila sot mbush 4-vjet jetë.

Duke ndarë momente të bukura me të ai shkroi: “Nina, beba jem, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem me kon afër teje. Tetë muaj m’kanë nda padrejtësisht nga ti, pa mujt me t’pa, me t’përqafu, apo me të uru si çdo babë. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk”, shkroi ai, përcjell Indeksonline.

Ndër të tjera u bën thirrje edhe institucioneve të Kosovës të mos heshtin më.

“Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona.

midle

Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij.

Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”, shkroi ai.

Më poshtë keni postimin e plotë./Indeksonline/

 

Comments