Tetëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë, gjashtë janë lënduar

252
Tetëmbëdhjetë aksidente në Shkup, një person ka ndërruar jetë, gjashtë janë lënduar

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 18 aksidente, në të cilat një person e ka humbur jetën, ndërsa gjashtë janë lënduar më lehtë.

Në aksidentin që ka ndodjur në ora 17 de 10 minuta në rr. 1″ në fshatin Rzhaniçinë, Shkup, në afëri të shtëpisë me nr.22, në të cilën ka marrë pjesë një automjet “zastava 101” me targa të Velesit të drejtuar nga një qytetar i Velesit dhe një këmbësor, banor i fshatit Rzhaniçinë, jetën e ka humbur këmbësori.

Në pesë aksidente lëdnime më të lehta kanë marrë gjashtë persona, ndërsa 12 janë me dëm material.

Janë sanksionuar 12 drejtues, të cilët kanë vozitur me shpejtësi të lartë se e lejuara, dy shoferë kanë kaluar në semafor të kuq,12 shoferë nuk e kanë vënë rripin e sigurisë ose kanë folur në telefon, 17 kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, respektivisht të paregjistruar, si dhe 11 shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet, ndalesat dhe obligimet për shenjën e vendosur të komunikacionit.

Janë hasur edhe 50 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, gjatë ditës së djeshme janë larguar 61 automjete, të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit motorik dhe këmbësorik.

Comments