Tetëmbëdhjetë persona e humbën jetën në fatkeqësinë e autobusit në Bavari

224

Policia gjermane konfirmoi se të gjithë 18 personat, të cilët rezultonin të zhdukur në një automjet të rëndë herët në mëngjes e kanë humbur jetën.

Në fatkeqësi janë plagosur 30 persona, prej të cilëve dy janë në rrezik për jetën.
Autobusi është përplasur me një kamion, i cili ka qenë i fundit në kolonë në magjistralen A9 në provincën jugore gjermane Bavaria dhe është përfshirë nga flakët.
Fatkeqësia ka ndodhur rreth orës shtatë sipas kohës lokale në afërsi të qytetit Munhberg.

Në autobus kanë qenë 48 persona – dy drejtues dhe 46 pasagjerë, kryesisht të rritur nga provinca lindore gjermane Saksonia.

Comments